Boshti Paga 5

Ky program është dizajnuar për të automatizuar mbajtjen e regjistrit për burime njerëzore.
Është i bazuar në kërkesat e bizneseve dhe përfshin të gjitha llogaritjet e mundshme të pagave. Kalkulon direkt në listën e pagave, mundëson menaxhim të lehtë të burimeve njerëzore. Mundëson eksportimin e raporteve në Excel, etj.
 
Më poshtë gjeni tiparet e aplikacionit dhe një fotografi të nxjerrë nga ai.
 
Përmbajtja

  • Lista e Pagave – llogaritja e pagës sipas kategorive dhe orëve të punës të të gjitha llojeve, ku orët e punës gjatë muajit shkruhen në total për cdo punonjës. Llogaritja bëhet përmes Kalkulatorit të Pagës – All in One, që i hedh direkt shënimet në Listën e pagave
  • Mundësi për ndryshimin e pagës Minimale dhe Maksimale
  • Deklarimi elektronik i kontributeve dhe tatimit – mund të eksportohet në Excel, krejtësisht identik me zërat e formës zyrtare të Drejtorisë së Tatimeve (E-SIG 025)
  • Raport i zgjeruar i llogaritjes së pagave, mund të eksportohet në Excel me një dizajn të përkryer
  • UrdhërPagesa Bankare – mund të eksportohet në Excel, e gatshme për t’u bërë pagesa në mënyrë elektronike
  • Statistika Mujore dhe Vjetore në total për kompaninë
  • Lista Vjetore e pagave për të gjithë punonjësit
  • Libri i Kontributeve për cdo punonjës
  • Dëshmi page për cdo punonjës se si behët llogaritja e pagës në detaje
  • Evidenca e punësimeve dhe largimeve nga puna të punonjësve dhe eksportimi i tyre në Excel (E-SIG 027)
Kalkulatori i Pagës – All in One
komunikon dhe i hedh direkt llogaritjet në Listën e Pagave. Aktivizohet si dritare ndihmëse dhe përfshin të gjitha llogaritjet e mundshme:
  • Llogaritja e pagës në dy kahje: me anë të Pagës mujore dhe Cmimit për orë të rregullt. Pra, jepet Paga – llogaritet Cmimi për orë të rregullt dhe jepet Cmimi për orë – llogaritet Paga mujore. Për të kursyer kohën, Orët e rregullta 176, vendosen automatikisht pasi të vendosni Pagën apo Cmimin për orë, ore të cilat mund të ndryshohen përseri nëse punonjësi nuk ka punuar komplet muajin. Mbeten vetëm të plotësonen orët jashtë orarit nëse ka punonjësi në fjalë
  • Llogaritja e pagës sipas orëve shtesë
  • Llogaritja e pagës sipas kategorive
  • Harmonizimi i pagës me pagën sipas kontratës së punës kur ka orë shtesë të njëjta për cdo muaj
  • Llogaritja e pagës nga Neto në Bruto dhe anasjelltas
  • Evidenca e shtesave dhe ndalesave
  • Pagë raport, ku cmimi për orë caktohet nga shfrytëzuesi i aplikacionit
  • Llogaritja e pagës për punonjësit me punë në një subjekt tjetër
  • Llogaritja e pagës për punonjësit JoRezident
  • Llogaritja e pagës për punonjësit që janë të liruar nga Tatimi në pagë, nëse ka me ligj
  • Bartja e pagës nga muaji i kaluar për punonjësin në fjalë, nëse do shfrytëzuesi i aplikacionit
  • Llogaritja e pagës për punonjësit me orar jo të plotë, ose të pjesshëm
  • Llogaritja e pagës për punonjësit që kanë filluar apo ndërprerë punën në gjysmë të muajit
  • Shpërblimet jashtë page për fundvit, etj.
Nëse jeni të interesuar, ju lutem na shkruani në info@boshti.com për një prezantim më të zgjeruar të aplikacionit.

 

Për kurreshtarët dhe testuesit:


Shkarko këtu versionin e kaluar: Boshti Paga 4

(Falas deri në 5 punonjës) 


Shkarko këtu versionin e kaluar: Boshti Pagat 3.01 AL

(Falas deri në 10 punonjës)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *