Kompania “BOSHTI”, pasardhëse e kompanisë “General Software” operon në treg që nga viti 2009.

Kapacitetet tona bazohen në aftësinë e ekipit për të kuptuar nevojat e konsumatorëve dhe implementuar zgjidhje komplekse, ndërkohë që kompleksiteti i implementimit nuk e cënon në asnjë mënyrë thjeshtësinë e produktit final. Produkti mbetet i thjeshtë për t’u kuptuar dhe i lehtë për t’u përdorur.

Ekipi i kompanisë përfshin profesionistë të fushave të ndryshme, duke filluar nga programerë me njohuri të avancuara në fushën e shkencës dhe teknologjisë, dhe profesionistë të fushave të tjera me përvojë në fushën e biznesit, kontabilitetit, institucioneve financiare, dizajnit dhe fushave të ndryshme sociale.

Angazhimi ynë i deritashëm përfshin projekte në fushën e shërbimeve financiare, aplikacioneve sociale dhe arkitekturë gjenerative. Ne bëjmë përpjekje të pandalshme që t’i gërshetojmë përvojat e ndryshme ashtu që të përshtatim nevojat e klientëve me mundësitë teknologjike në mënyrën më të mirë të mundshme.

Rekrutimi i anëtarëve të rinj

“BOSHTI” është në kërkim të vazhdueshëm të anëtarëve të rinj për ekipin tonë. Ne i mirëpresim aplikimet nga programerët e rinj dhe me përvojë. Po qe se keni interesim, na e dërgoni CV-në tuaj në boshti@boshti.com. Ne do t’i shqyrtojmë të gjitha aplikimet dhe do t’ju kontaktojmë sapo të kemi ndonjë pozitë për të cilën profili juaj – kualifikimet dhe përvoja, është i nevojshëm.